Limaj: Platforma orienton dialogun dhe përcakton zërin unik të Kosovës

“Limaj ka falënderuar ambasadorin italian Sardi për mbështetjen që Italia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në një takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend.

Zv.kryeministri Limaj e ka njoftuar ambasadorin italian për finalizimin e platformës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dorëzimin e saj tek udhëheqësit institucional dhe pritjen që e njëjta ta marrë edhe aprovimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Limaj ka ritheksuar se platformës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, orienton dialogun dhe përcakton zërin unik të Kosovës si shtet në këtë proces. Ambasadori italian vlerësoi angazhimin e zv.kryeministrit Limaj dhe të ekipit shtetëror duke e konsideruar si hap shumë të rëndësishëm platformën për dialogun. Limaj ka falënderuar ambasadorin italian Sardi për mbështetjen që Italia i ka dhënë dhe po i jep Kosovës në të gjitha proceset.

Back to top button