Hoxhaj: Kemi një punë jashtëzakonisht të madhe për të bërë

Hoxhaj: Kemi një punë jashtëzakonisht të madhe për të bërë

“Privatësia në epokën digjitale”, ishte tema për të cilën u diskutua sot në emisionin “Bon Bon” të RTV21, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Privatësisë.

Mentor Hoxhaj, ekspert i mbrojtjes së privatësisë dhe pjesëtar i organizatës Cyber Security and Privacy tregoi se janë zhvilluar dy anketime, ku njëri ka pasur si objektiv që institucionet publike private të shikohen, të bëhet një analizë se sa ato janë të gatshme  të implementojnë rregulloren e re GDPR, rregulloren e re të mbrojtjes së të dhënave personale, dhe një anketim për të hulumtuar se sa qytetarët e Kosovës janë të informuar për të drejtat e tyre dhe rreziqet.

Hoxha tha se mbi 60% të të anketuarve nuk kanë njohuritë e nevojshme për të drejtat e tyre dhe rreziqet që janë në hapësirën digjitale.

Kemi një punë jashtëzakonisht të madhe për të bërë, që qytetarët të kuptojnë çka mund të bëjnë, çka duhet të bëjnë dhe cilat hapa duhet t’i ndërmarrin”, theksoi Hoxha.

 

Sipas tij, mbi 63% të qytetarëve janë të shqetësuar për privatësinë online, ndërsa pjesa tjetër e qytetarëve janë të shqetësuar për privatësinë, respektivisht me të dhënat të cilat janë të shkruara./21Media