Gjermania dërgon zyrtarë në Kosovë për të shqyrtuar njohjen e patentë shoferëve

Gjermania dërgon zyrtarë në Kosovë për të shqyrtuar njohjen e patentë shoferëve

Një delegacion i Ministrisë  së Komunikacionit dhe Çështjeve Digjitale të Qeverisë së Gjermanisë në muajin Janar do të vijnë në Kosovë për të parë gjendjen në terren për  njohjen reciproke e patenshoferëve.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, Beqë Cufaj është ftuar në Ministrinë e Komunikacionit dhe Çështjeve Digjitale të Qeverisë së Gjermanisë. Në këtë takim, Cufaj është pritur nga Drejtori i kësaj Ministrie, Guido Zielke me bashkëpunëtorë. Pasi kanë shqyrtuar aspektete relevante të bashkëpunimit mes dy shteteve sipas një njoftimi pikë kryesore e takimit ka qenë njohja reciproke e patenshoferëve mes dy vendeve pas Aplikimit Zyrtar që Kosova ka bërë vjeshtën e vitit 2018.

“Z. Zielke ka njoftuar Ambasadorin Cufaj që Qeveria e Gjermanisë e përkrah njohjen reciproke të patenshoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë. Procesi në fjalë ka shënuar progres të dukshëm dhe po punohet që me hapa të shpejtë të vie deri tek përmbyllja e këtij procesi i cili nga pala gjermane në nivel teknik përmbyllet nga Ministria në fjalë dhe Ministrat përkatës të 16 Republikave gjermane në Konferencën e tyre vjetore. Kosova ka shënuar progres në këtë proces”, thuhet në njoftim. 

Zielke ka njoftuar Ambasadorin Cufaj që një Delegacion i kësaj Ministrie në muajin Janar do të udhëtojë në Kosovë për të parë edhe gjendjen në terren: situatën me qendrat testuese, prodhimin e patenshoferëve dhe sidomos shqyrtimin e situatës në aspektin e sigurisë rrugore në Kosovë- pasi që procesi lidhet drejtpërdrejtë sidomos me aspektet e sigurisë dhe sidomos numrin e aksidenteve në rrugët e Kosovës.

Sipas njoftimit ambasadorit, Cufaj i është thënë që Qeveria e Gjermanisë është plotësisht e vetëdijshme për nevojë dhe domosdshmërinë e përmbylljes së këtij procesi prandaj edhe urgjenca e kësaj vizite. “Ambasadori Cufaj është falenderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Gjermanisë dhe ka siguruar zyrtarët gjermanë që institucionet relevante në Kosovë janë të gatshme të presin delegacionin gjerman në Janar në Kosovë”, thuhet në njoftim. /21Media