Meta: Vizioni i Rugovës kontribut për paqe

Meta para memorialit të presidentit historik të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se historia e re e Kosovës dhe e kombit shqiptar e ka në themelet e veta emrin dhe veprën e ndritur të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ai sot bëri homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugovës.

“Me respekt e mirënjohje të thellë u përula me nderim para memorialit të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Vizioni i Tij euroatlantik për Kosovën, kontributet e jashtëzakonshme për paqe, liri, demokraci, për fqinjësi e bashkëjetësë në rajon janë shembuj frymëzimi, përherë aktuale”, ka thënë Meta./21Media

Back to top button