Mori qindra euro në emër të KEDS-it, aktakuzë për inkasantin

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.B., për shkak të veprave penale “përvetësimi në detyrë” dhe “mashtrimi”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Sipas aktakuzës, i pandehuri nga data 19 dhjetor 2017 deri më datë 2 mars të vitit 2018, në komunën e Pejës dhe Istogut, në cilësinë e inkasantit të kompanisë KEDS,  kishte përvetësuar  shumën e parave prej 290 euro  nga të dëmtuarit R.M., Q.K., E.G., dhe N.Z., në emër të inkasimit për energjinë elektrike të shpenzuar dhe për t’i deponuar te zyrat e KEDS-it, mirëpo të njëjtat i kishte përvetësuar.

Të pandehurit, edhe pse iu kishte ndërprerë marrëdhënia e punës nga kompania KEDS më datën 4 maj 2018,  i njëjti më datën 28 maj 2018, në Suhogerllë të Istogut,  përmes paraqitjes se fakteve të rreme, kishte veshur uniformës e punës duke u paraqitur si punëtor i KEDS-it, kishte përvetësuar shumën e të hollave prej 70 euro, nga të dëmtuarit Sh.S., dhe I.V, kinse për pagesë të energjisë elektrike.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Back to top button