Moti në Shqipëri

Paqëndrueshmëri e motit deri në javën tjetër

Moti në Shqipëri sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Kjo paqëndrueshmëri moti do të vazhdojë deri fillim e javës tjetër, kur priten reshje shiu dhe rritje temperaturash në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -2º C deri në 07º C, në zonat e ulëta nga 02º C në 12º C dhe në zonat bregdetare nga 08° C në 14º C.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Back to top button