Rreth tri orë pritjet në Merdar

Pritjet për të hyrë janë nga 5-10 minuta

Mërgimtarët që po largohen nga Kosova po presin me orë të tëra në kufinj. Sot pritjet për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar, Merdar janë 2 orë deri në 2 orë e 40 minuta, shkruan rtv21.tv

Ndërkaq, pritja për të hyrë në Merdar, sipas Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, është 5 deri në 10 minuta.

Sa herë që mërgimtarët vijnë në Kosovë dhe kur kthehen në mërgim, gjatë pushimeve të verës dhe të dimrit, detyrohen të presin me orë të tëra në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë.

Autoritetet e Kosovës për shkaktimin e kësaj situate kanë fajësuar vazhdimisht autoritetet e Serbisë, të cilët qëllimisht e neglizhojnë punën në pikat kufitare, duke mos e rritur numrin e personalit në kohën kur ka fluks të madh të udhëtarëve.

Gjendjen në të gjitha pikëkalimet kufitare mund ta shikoni në Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar/21Media

Back to top button