Moti: Nesër minus 10 gradë Celsius

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -10 gradë Celsius

Nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me ngrica dhe vende–vende me fjolla të dobëta bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale parashihen të jenë më të ulëta në jug dhe jugperëndim të vendit për shkak të sasisë së madhe të reshjeve në krahasim me vendet tjera, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet -6 deri -10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-8m/s./21Media

Back to top button