Moti për sot dhe ditët në vazhdim

Mot me vranësira

Sot është e shtunë, dita e parë e fundjavës dhe gjykuar sipas ecurive sinoptike, dita do të fillojë me vranësira të pjesshme të cilat në orët e mesditës do të marrin karakter zhvillimi, kurse në mbrëmje sërish do të vijnë duke u pakësuar. Temperaturat do të lëvizin në mes minus 1 e 6 gradë Celsius.

Në ditën e dytë të fundjavës, pritet të ketë më shumë vranësira e në orët e mbrëmjes mund të ketë edhe reshje të dobëta shiu. Temperturat do të shënojnë ngritje të lehtë ato do të sillën në me 2 e 8 gradë Celsius, shkruan rtv21.tv.

Fusha e presionit të lartë atmosferik edhe më tej po vepron në Evropën Jugore, kështu edhe gjatë ditëve në vijim nuk pritet ndryshime të qenësishme të motit. Pra, na pret mot me vranësira të pjesshme dhe me reshje lokale të dobëta. Temperaturat do të jenë ca mbi mesataren për këte periodë të vitit./21Media

Back to top button