41 të vdekur nga koronavirusi

Mbi 1 mijë raste të konfirmuara

Zyrtarët shëndetësorë në Kinë thonë se 15 njerëz të tjerë kanë vdekur nga koronavirus në provincën e Hubei.

Aktualisht ka 1 mijë e 287 raste të konfirmuara në Kinë, 41 prej të cilëve kanë vdekur.

Kjo erdhi në kohën kur Kina fillon festimet e Vitit të Ri Lunar, një nga datat më të rëndësishme në kalendarin e saj.

Shumë ngjarje janë anuluar dhe një spital i ri është duke u ndërtuar në qytetin e Wuhan, transmeton rtv21.tv.

Njëri nga të vdekurit ishte mjek në një spital në Hubei, njoftoi Televizioni Global i Kinës.

Virusi tani është përhapur edhe në Evropë, me tre raste të konfirmuara në Francë. “Rasti i parë ishte në Bordo, ndërsa dy të tjerët ishin në zonën e Parisit”, tha Ministri Francez i Shëndetësisë të Premten në mbrëmje.

Edhe një rast është konfirmuar në Australi./21Media

Back to top button