“Fitorja në zgjedhjet e 11 qershorit vitale për të ardhmen e vendit”

Sipas Mustafës, Kosova do të ketë rastin që përmes qeverisjes së koalicionit të shpresës të zhvillohet në të gjitha aspektet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Isa Mustafa, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e 11 qershorit, mori pjesë sot në takimin me kryesinë e Degës së I-rë të LDK-së në Prishtinë, ku ishin të pranishëm edhe kryetarët e nëndegëve, të Forumit të Gruas dhe të Forumit të Rinisë.

Gjatë takimit, u bisedua për mobilizimin e plotë të kësaj dege të fuqishme të LDK-së në Prishtinë për këto zgjedhje.

Mustafa, ka shprehur vlerësimet më të larta për këtë degë të fuqishme të partisë në nivel vendi, e cila ka dhënë mbështetje të vazhdueshme në fitoret e LDK-së.

Ai theksoi rëndësinë që ka për të ardhmen e vendit fitorja e Koalicionit të shpresës, sidomos në zhvillimin ekonomik të vendit, në ç’kapjen përfundimtare të shtetit nga e keqja dhe integrimin e Kosovës në BE.

Mustafa, tha po ashtu se Kosova do të ketë rastin që përmes qeverisjes së koalicionit të shpresës të transformohet dhe të zhvillohet në të gjitha aspektet.

Përfaqësuesit e strukturave të Degës së I-rë të LDK-së në Prishtinë, theksuan angazhimin e tyre maksimal për fitore plebishitare në zgjedhjet e 11 qershorit./21Media

Back to top button