Në Durrës, Tiranë, Vorë dhe Kurbin, mësimi fillon të hënën

Shkollat e dëmtuara nga tërmeti

Mësimi në shkollat e Tiranës, Durrësit, Vorës dhe Kurbinit do të rifillojë më datë 9 dhjetor, ndërsa në bashkitë Lezhë, Mirditë dhe Rrogozhinë fillon nesër normalisht, pasi nuk ka rrezik nga godinat.

Në një konferencë për mediat, ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini tha se Dita e Rinisë (8 dhjetori) nuk do bëhet pushim, kjo për të rikuperuar orët e humbura të mësimit.

Në shkollat e dëmtuara nga tërmeti, nxënësit do të transferohen në shkollat më të afërta.

Në 9 qarqet e Shqipërisë që nuk janë pjesë e zonës që kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pra të gjitha qarqet krahas Lezhës, Durrësit dhe Tiranës, mësimi ka filluar normalisht me 2 dhjetor ndërsa për 3 qarqet që kemi pezulluar mësimin nga nesër do të fillojë mësimi pjesërisht në këto bashki. Qarku Lezhë mësimi fillon normalisht në të gjitha shkollat e bashkisë Mirditë, nesër me 5 dhjetor. Mësimi fillon normalisht nesër ne Lezhë me 5 dhjetor. Është një shkollë e dëmtuar në Lezhë, shkolla e “Shën Kollit” kemi marrë të gjitha masat për zhvendosjet e nxënësve dhe që nesër do të jenë të zhvendosur në shkollë tjetër. Bashkia Kurbin ka një numër më të madh të shkollave të dëmtuara ndaj mësimi në bashkinë Kurbin fillon me datë 9 dhjetor. Do ti japim më shumë kohë bashkisë që të bëjë riparimet e nevojshme dhe të mund të fillojë mësimi normalisht me datë 9 dhjetor”, tha Shahini.

Tutje ministrja bëri të ditur se bashkia Rrogozhinë ka raportuar dy shkolla të vogla me probleme të cilat janë sistemuar në shkolla pritëse. Mësimi në bashkinë Rrogozhinë fillon nesër me datë 5 dhjetor.

Bashkia Kamëz, sipas saj, ka shkollën “Sulejman Elezi” të raportuar të dëmtuar,  me 170 nxënës e cila do të transferohet prapë në një shkollë urbane.

Ministrja në konferencë dha detaje edhe për Kavajën, Vlorën dhe Tiranën.

Bashkia Kavajë ka dy shkolla të dëmtuara të cilave iu është siguruar transporti në një shkollë pritëse por përveç kësaj mësimi fillon normalisht me 5 dhjetor. Bashkia Vorë ka një shkollë të dëmtuar seriozisht, shkolla në Marikaj, nxënësit e së cilës do të transferohen ne Marqinet. Jam siguruar që plani i transferimit për të gjithë nxënësit dhe kam qenë vetë atje. Bashkia Vorë do të fillojë mësimin me 9 dhjetor duke qenë se ka nevojë për më shumë riparime në shkolla. Bashkia Tiranë përveç fshatit Pezë që shkolla ka dalë komplet jashtë funksionit, nuk ka shkolla të tjera që kanë dëme për t’i nxjerrë komplet jashtë funksionit por ka mjaftueshëm shkolla me dëme mesatare që nuk mund të rihapen nesër. Kështu që në bashkinë Tiranë mësimi fillon në 9 dhjetor”, përfundoi Shahini./21Media

Back to top button