Takohen përsëri Kurti Mustafa

Takohen përsëri Kurti Mustafa

Sot nga ora 17:00 siç mëson RTV21 do të mbahet takimi i radhës në mes të liderëve të VV-së Albin Kurti dhe LDK-së Isa Mustafa. Takimi do të mbahet në objektin e Kuvendit.

Ky takim do të mbahet me qëllim të arritjes së koalicionit për Qeverinë e re.

Albin Kurti në një prononcim para mediave u shpreh optimist se do t’i kalojnë të gjitha diferencat që ai i quajti diferenca të vogla.

S’ka pëngesë që nuk e kalojmë”, tha në fund ai.

Takimi i fundit i liderëve të VV-së dhe LDK-së është mbajtur më 2 dhjetor.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e parakohshme ka dalur e para kështu duke marrë 29 ulëse në Kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës, një më pak 28./21Media