Nesër do të shkarkohet Rikallo

Deputeti i PSD-së tregon se janë përmbushur kushtet për votimin e buxhetit

Nesër do të shkarkohet ministri i Bujqësisë,  Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo. Këtë e ka bërë të ditur deputeti i PSD-së Frashër Krasniqi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, tha se nesër gjithashtu do të votohet ligji për pagat, ligji për dialog dhe do të bëhet komisioni ad-hoc për sistemin pensional.

“Nesër dëshmohet edhe njëherë që në Kosovë mund të bëhet politikë e vërtetë, konkrete, pa përfitim personal, për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj në një emision televiziv e ka paralajmëruar për nesër shkarkimin e ministrit të Bujqësisë.

Zëvendësministri, Fatmir Limaj gjithashtu në emision televiziv ka thënë se nesër do të shkarkohet ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo i cili vije nga Lista Serbe.

Shkarkimi i Rikallos ishte një ndër kushtet e PSD-së për votimin e buxhetit 2019./21Media

Back to top button