Osmani nuk e përajshton mundësinë e një takimi LVV- LDK nesër

Osmani nuk e përajshton mundësinë e një takimi LVV- LDK nesër

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë të shkurtë për  kallxo ka dhënë detaje nga takimi i sotëm i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.Osmani tha sa ka marrë përsëri besimin nga Këshilli i Përgjithshëm që të tentojnë të arrijnë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi të përkushtuar që të arrihet marrëveshja dhe sot kryetari dhe ne si ekip jemi riautorizuar që të bëjmë çdo përpjekje që të arrihet marrëveshja”, tha Osmani.

“Interes i LDK-së dhe i Kosovës është që marrëveshja të jetë e balancuar dhe partitë të ndihen mirë edhe në partneritet”, është shprehur tutje ajo.Osmani nuk ka dashur që ta komentojë deklaratën e Isa Mustafës se i kanë ofruar Vetëvendosjes edhe një ministri më shumë në këmbim të pozitës së presidentit.“Këto janë çështje të negociatave dhe fliten në tavolinë”, tha në mes tjerash nënkryetarja e LDK-së.Ndërsa për mundësinë e takimit, Osmani shtoi se nëse ka iniciativë nga LVV, mund të ketë takim gjatë ditës së nesërme.

“Nëse ka iniciativë nga Vetëvendosje mund të ketë takim gjatë ditës së nesërme”, u shpreh ajo.

LVV dhe LDK janë duke negociuar që tash e një kohë për të arritur marrëveshje për bashkëpunim, mirëpo kanë ngecur tek pozita e presidentit, të cilën LDK po e kërkon për vete.Mandati i presidentit aktual përfundon në prill të 2021./kallxo.com