Pacolli fton sekretaren Albright në Kosovë

Pacolli takon miqtë e Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka takuar ish-sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright, për të cilën ka thënë se vendosmëria dhe këmbëngulja e saj për t’i dalë në krah popullit të Kosovës, e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës.

“Takimi me ish sekretaren amerikane të shtetit Madeleine Albright gjithmonë është emocional dhe i frytshëm. Vendosmëria dhe këmbëngulja e sekretares Albright për ti dalë në krah popullit të Kosovës e bën atë pjesë të rëndësishme të historisë së Kosovës. Sekretaren Albright e ftova që të vizitoje Kosovën, vendin që e nderon dhe e vlereson maksimalisht atë”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Pacolli së bashkë me kryeministrin, Ramush Haradinaj ka takuar edhe ish-sekretarin John Kerry, për të cilin ka shkruar se është gjithmonë i vëmendshëm dhe i interesuar për zhvillimet në Kosovë.

“Vlerësim i jashtëzakonshëm për kontributin e tij dhe të SHBA-së”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky takim u zhvillua në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munichen të Gjemanisë./21Media

Back to top button