Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

1 min read

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët në vizitë, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cili ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke e fshehur nëpër rroba.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar rrobat e sjella nga familja dhe kanë anuluar vizitën, ndërsa i dënuari i dyshuar se gjesendet e kapura kanë qenë të dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, për familjarin e dyshuar, sipas procedurës është njoftuar policia. Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës në institucione korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, thuhet në njoftim./21Media