Pas deklaratave të Hotit, reagon Jakup Krasniqi

Krasniqi: Nisma kundër kërcënimeve, kushdo që është jashtë kësaj fryme nuk është Nismë

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka reaguar pas deklaratave të anëtarit të Nismës, Haxhi Hotit ndaj liderit të LVV-së, Albin Kurti. Krasniqi ka thënë se Nisma gjithmonë ka qenë kundër çdo dhune, duke shtuar se kush do që është jashtë kësaj fryme është jashtë Nismës.

Nisma që nga fillimi ka qenë dhe është kunder çdo dhune a kërcënimi
ishim dhe jemi për drejtësi e shtet ligjor – kushdo që është jashtë kësaj fryme , nuk është NISMË!
Bashkë për shtetin, armiqt i mbajmë jashtë kufirit!
Bashkë për çdo gjë që është në interes të kombit e shtetit!
Jo bashkë në armiqësi!
Jo bashkë në sharje e kacafytje!
Jo bashkë për krim e korupsion!
Jo bashkë për të kapur shtetin dhe asnjë segment të tij!
Jo bashkë në kusari, padije e hajni!
NISMA Socialdemokrate në të gjitha interesat që kërkojnë bashkimin për kombin e shtetin në çdo kohë ka qenë e do të jetë bashkë!
Të gjitha të tjerave që demtojnë kombin e shtetin, dinjitetin e integritetin e çdo njeriu, ju thotë Jonë e madhe!
P. S
Na vije keq që në shoqërinë tonë vetëm lajmi i keq bëhet lajm!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës, Haxhi Hoti mbrëmë ka deklaruar se “Albin Kurri i ka 2 rrugë: ose ta lëshoj Kosovën ose (mund) të vritet” Hoti më vonë ka thënë se ky ishte nje gabim teknik.

Në anën tjetë,  Lëvizja Vetëvendosje pas kësaj deklarate ka dërguar një kallëzim penal ndaj Haxhi Hotit./21Media

Back to top button