Pas tre orësh intervistim nga policia serbe, lirohet zyrtari BKS-së

Zyrtari i Byrosë Kosovare të Sigurimeve ishte ndaluar në Jarinje

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) njofton se punonjësi i këtij institucioni është liruar pas tri orësh intervistim nga policia serbe.

Zyrtari i BKS-së i nacionalitetit serb, Milan Vukashinoviç është ndaluar sot në pikën kufitare Jarinje.

Byroja Kosovare e Sigurimeve në reagimin e saj kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të bëjnë presion mbi Serbinë që mos të ndodhin raste të tilla.

“Raste të ndaljes së punëtorëve serbë të BKS në territorin e Serbisë kanë ndodhur edhe më parë. Andaj, kërkojmë nga autoritete serbe të ndalin maltretimet e tilla si dhe presim nga bashkësia ndërkombëtare të reagojë dhe të ndikojë të autoritetet e Serbisë që mos të përsërisin veprime të tilla”, thuhet në reagimin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve./21Media

Back to top button