PDK ka kërkuar lirimin edhe të luftëtarëve tjerë

PDK ka kërkuar lirimin edhe të luftëtarëve tjerë

Partia Demokratike e Kosovës e vlerëson të vonuar, por të drejtë, vendimin e institucioneve të drejtësisë për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku, ndërsa kërkon lirimin edhe të luftëtarëve tjerë në rastin Drenica 1 dhe 2.

“Partia Demokratike e Kosovës vlerëson të vonuar, por të drejtë, vendimin e institucioneve të drejtësisë për lirimin e ish-komandantit të UÇK-së, njëherësh kryetar i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku.PDK kërkon lirimin e luftëtarëve të lirisë në rastin Drenica 1 dhe 2 si të pafajshëm, siç edhe procesi gjyqësor ka ridëshmuar se janë. UÇK dhe vlerat luftarake liridashëse të popullit tonë janë të paprekshme! Lufta për liri dhe kontributi i çdo qytetari për shtet, në UÇK dhe jashtë saj është i shenjtë dhe pacenuar nga askush për popullin tonë, ndërsa PDK fton gjithë qytetarët e vendit të punojmë fuqishëm për ruajtjen dhe zhvillimin e shtetit tonë, respektimin e ligjit dhe përkushtim të palëkundur në perspektivën tonë integruese euroatlantike”, thuhet në komunikatën e PDK-së.

Në fund PDK i ka uruar Lushtakut kthim të mbarë në detyrën e vetë të kryetarit të Skënderajt, përgjegjësive në PDK dhe jetë të qetë me familje.