Për edukatën seksuale duhet mësuar në shkolla, por kush duhet me dhanë këtë lëndë?

“Edukimi, ky mision i pamundur”

Sociologu dhe profesori universitar, Ardian Gola ka reaguar rreth rastit të fundit në komunën e Drenasit ku një 16 vjeçare u abuzua seksualisht, fillimisht nga mësimdhënësi , pastaj edhe polici.

Sipas Golas për edukatën seksuale duhet të mësohet edhe në shkolla.

E pra, duket sheshazi qe paskemi nevoje edhe per edukate seksuale ne shkolla. Kemi nevoje, sepse sa here qe permendet seksi, mendet vec tek organet gjenitale na shkojne. Krejt problemin e reduktojme qaty, duke i harruar implikimet e pafundme qe seksi i bart ne shoqeri. Femijet duhet te mesojne per flirtin, ngacmimin, kushtezimin, abuzimin, trafikimin, prostitucionin, implikimet e lidhjeve te hershme seksuale, si shtatzania e padeshiruar, transmetimi i semundjeve, shendetin riprodhues, se seksi shumehere nuk eshte vetem seks, por eshte shumesi nderlikimesh emocionale, duhet te mesojne per trupin e tyre, per integritetin fizik dhe psikologjik, per veshjen, per menyren se si jeta sociale eshte thurje e komplikuar ndergjinore etj. Ceshtja behet urgjente kur e kemi parasysh qe jetojme ne epoke digjitale.

Por, kur e kujtoj qe e kemi bere fet me lendet tjera, me bie entuziazmi dhe pyes: kush mundet me e dhane kete lende?! Edukimi, ky mision i pamundur.”, ka shkruar ai në rrjetin social, Facebook.

Dje në media u raportua se e mitura nga Drenasi ishte keqpërdorur seksualisht profesori SH. XH dhe nga hetuesi policor V. V, ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë. Polici në fjalë është arrestuar, kurse mësimdhënësi është pezulluar nga puna./21Media

Back to top button