“Për sa ta kemi këtë qeveri Kosova nuk do të ketë ushtri”

Vetëvendosje mendon se FSK ka mundur të jetë më e pajisur

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media me ç’rast deputeti Rexhep Selimi foli për  tërheqjen e përkohshme të projektligjit për ushtrinë nga ana e presidentit Thaçi, shkruan rtv21.tv

“Nuk mund ta shohim as tërhqejen e projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për FSK-në, ndaras nga shumë tema të ngritura nga i njëjti burim”, tha Selimi. Duke shtuar se Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka bërë përpjekje që ta bind Qeverinë ta zbatojë fillimisht ligjin për FSK-në dhe ta avansojë atë deri në rritjen e kapaciteteve ushtarake.

Selimi theksoi se përderisa vendi drejtohet nga kjo qeveri, Kosova nuk do të ketë ushtri.

Sipas tij, FSK ka mundur të jetë më pajisur e më e forcuar, sepse këtë nuk e ndalon Serbia./21Media

Back to top button