Përfundoi greva tetë orëshe në shëndetësi

Greva u mbajt për shkak të pezullimit të Ligjit për Paga

Këshilli Qendror Grevist i Federatë së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) njofton se në ora 15:00 ka përfunduar Greva e Përgjithshme e punëtorëve shëndetësor e filluar në orën 07:00.

“Nga të gjitha njësitë raportuese në QKUK, Spitalet Rajonale, QKMF dhe njësi të tjera është raportuar për përgjigje pozitive në Grevë dhe për mbarëvajtje të rregullt të Grevës pa ndonjë eksces që vlen të raportohet. Gjatë Grevës janë ofruar shërbime shëndetësore konform Ligjit mbi Grevat nenin 17 si dhe udhëzimit administrativ 08/2011 për përcaktimin dhe sistemimin e punëve me rëndësi jetike të cilat duhet të kryhen gjatë mbajtjes së grevës.” , thuhet në njoftimin e Këshillit Qendror Grevist i FSSHK-së

Gjithashtu Këshilli Qendror Grevist njofton se të Hënën me datë 16 Dhjetor 2019 duke filluar nga ora 10:00 mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të FSSHK-së ku do të vendoset për hapat e mëtutjeshëm pas Grevës së Përgjithshme.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Ligjin e ri për Pagat e sektorit publik deri më 30 mars të vitit 2020. Vendimi është marrë pas kërkesës së Avokatit të Popullit që të pezullohet ligji i ri i cili shkaktoi shumë debate.

Në shkurt të këtij viti është miratuar Ligji për Paga në sektorin publik. Pagat sipas këtij ligji do të duhej të merreshin në dhjetor të këtij viti./21Media

Back to top button