Përfundon takimi Kurti – Mustafa, nuk ka marrëveshje!

Deklarohet për media zëdhënësi i LDK-së

Pas takimit mes dy liderëve të Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albin Kurti e Isa Mustafa, që nuk zgjati më shumë se 40 minuta, për media u deklarua zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, që sot ishte në cilësinë e të autorizuarit nga të dyja partitë për të raportuar për takimin e sotëm.

Mustafa nuk dha shumë informacione, por tregoi që nuk është arritur një marrëveshje. Ai tha që janë pajtuar që të intensifikohen takimet mes tyre. U shpreh se takimi i radhës mund të ndodhë nesër ose pasnesër, në momentin e parë që lejon axhenda e dy liderëve.

Ai nuk tregoi shkakun se pse nuk është arritur marrëveshja sot, duke theksuar se nuk është i autorizuar që të jap më shumë informacione./21Media

Back to top button