Përmbytet një anije në Turqi, në mesin e viktimave 8 fëmijë

Kriza e migrantëve

Tetë fëmijë ishin midis 11 migrantëve që humbën jetën kur barka e tyre u fundos në brigjet perëndimore të Turqisë, raportojnë media shtetërore.

Tetë njerëz të tjerë u shpëtuan nga ujërat larg Cesme, një vendpushim turistik në bregdetin e Egjeut përballë ishullit grek të Chios.

Kombësitë e tyre nuk dihen ende, transmeton rtv21.tv.

Turqia ka qenë një pikë kryesore e tranzitit për migrantët që përpiqen të arrijnë në Evropë, kryesisht përmes Greqisë. Shumë janë duke ikur nga dhuna dhe persekutimi në vendet e tyre.

Në vitin 2016, Turqia arriti një marrëveshje financiare me Bashkimin Evropian për të frenuar fluksin e migrantëve dhe refugjatëve në Evropë./21Media

Back to top button