Sipas deshmitarëve gjithçka ka filluar në klubin e lojrave

Sipas deshmitarëve gjithçka ka filluar në klubin e lojrave

Një zënkë banale mes disa të rinjëve, ka rezultuar me dy persona të përfunduar në spital mbrëmë në Maqedoni. Sipas dëshmitarëve, njëri prej tyre ka marrë plagë me armë zjarri, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas dëshmitarëve, gjithçka ka filluar në klubin e lojrave të fshatit Gërçec, ku një grup të rinjësh nga ky fshat, ka prishur lojën e biljardos bashkëmoshatarëve të tyre nga Saraji. Të dy grupet më pas janë takuar para shkollës fillore në Saraj, ku edhe ka ndodhur rasti.

Ekipët e policisë kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, kurse disa nga personat e përfshirë kanë përfunduar në spital, kurse dëshmitarët e rastit po merreshin në pyetje.

Nga MPB thanë se nesër do të dalin me detaje më të hollësishme për rastin./21Media