“Po të kërkojë Gjermania, Serbia e njeh Kosovën për 24 orë”

I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti

Duke biseduar për çështjen e taksës kundër produkteve serbe, Ahmeti deklaroi se edhe Gjermania si një nga vendet më përkrahëse të Kosovës kanë marrëdhënie biznesore me Serbinë, e këto marrëdhënie nuk i prishin për shkak të ‘dashnisë‘ që kanë për ne.

Ai shton se është e qartë se partnerët evropianë nuk kanë mundur të na sjellin njohjen nga Serbia, pasi nuk kanë dashur t’i bëjnë presion, shkruan rtv21.tv.

Sipas Ahmetit në momentin që Gjermania do të deklaronte se nuk ka pranim të Serbisë në BE, lajmërojnë tërheqje të investimeve nga Serbia dhe i bëjnë bllokada ekonomike, brenda 24 orëve Serbia do të na njihte si shtet, e për këtë kryetari i PSD-së është i sigurt./21Media

Back to top button