Ahmeti: Zv/ministrat po i njoh kur po arrestohen!
I ftuar në emisionin “Argument Plus” ishte kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti
Tema e më shumë se 80 zëvendësministrave ishte një çështje që nxiti shumë diskutim e bëri bujë në Kosovë.
për këtë çështje kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, në emisionin “Argument Plus” në Radiotelevizionin 21 deklaroi se i ka thënë edhe kryeministrit Ramush Haradinaj, duke i thënë se kjo “është hajgare”.
Ahmeti shtoi se kryeministri as emrat nuk ua di zv/ministrave, shkruan rtv21.tv.
“Na marrim vesh kush o kon zv/ministër kur arrestohet apo kur ndodhë diçka edhe thojmë ‘uuu ky koka zv/ministër”, ka deklaruar Ahmeti.
Ai ka shtuar se as vet nuk i njeh të gjithë, e kjo është absurditet./21Media