Policia jep detaje për grabitjen në Prishtinë

Një person i arrestuar

Në pasditen e sotme është grabitur një market në lagjen Dardania në Prishtinë, nga persona të armatosur.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka theksuar se grabitja është kryer rreth orës 17:30, ndërsa policia ka arritur të arrestojë një të dyshuar, që besohet të ketë marrë pjesë në grabitje.

“Rreth orës 17:30, policia ka marr informacionin për një rast të grabitjes të ndodhur në një nga marketet të lagjes Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas kësaj informate, të gjitha njësitë e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore. Nga informatat e para, dyshohet se katër persona kanë kryer këtë grabitje. Si rezultat i veprimeve operative dhe atyre hetimore, që ka ndërmarr policia, është bërë e mundur kapja e një të dyshuari si dhe gjetja e një arme, që dyshohet se i dyshuari të ketë pasur me vete në kohën kur është kryer grabitja. Pas kontrollimit të një perimetri më të gjerë, policia gjithashtu ka arritur të gjejë edhe arkën, e cila është grabitur nga marketi në fjalë. Ndërkohë që aktualisht po vazhdojnë veprimet operative dhe hetimore dhe policia është duke punuar me intensitet të shtuar, për lokalizimin e vendndodhjes së personave të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë rast, në mënyrë që të realizohet kapja e tyre”, ka thënë Borovci për KP.

Back to top button