Lajmëroni policinë nëse shihni këtë person

Lajmëroni policinë nëse shihni këtë person

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e Armend (Florim) Kadrijaj, ta lajmërojë në stacionin më të afërt policor.

Policia siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

“Personi i dyshuar është ARMEND (FLORIM) KADRIJAJ i lindur me 23.05.1989, në Vitomiricë- Pejë. I dyshuari është i kërkuar për veprën penale vjedhje e rëndë. I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore e Pejës. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Personat që kanë informacione rreth të dyshuarit mund të njoftojnë policinë në numrat e telefonit 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 32 numri kontaktues i Drejtorisë Rajonale në Pejë, si dhe në e-mail adresën [email protected].