Presidenti u dorëzoi bonusin e bebes trenjakëve të parë të 2019

Nga fillimi i vitit, 2200 bebe kanë përfituar bonusin e bebes

Trenjakët e parë për vitin 2019 kanë ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Ashtu siç ishte premtuar ata përfituan çekun e bebes prej 120 mijë lekë të reja secili.

Ishte vetë kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu që i dorëzoi prindërve të fëmijëve cekun.

“Me këtë rast sqaruam atë py​etjen e famshme, “si është bonusi kur janë tre?” Kështu që, kur janë tre, të gjithë marrin si për të tretin, 1.2 milionë lekë. Kanë ardhur me duart plot”, tha Rama.

Nga fillimi i vitit, 2200 bebe kanë përfituar bonusin e bebes. Qeveria vendosi shpërblim me 40 mijë lekë të reja për fëmijën e parë, 80 mijë lekë të reja për fëmijën e dytë dhe 120 mijë lekë të reja për fëmijën e tretë.

Për nënat që lindin binjakë masa e përfitimit është në masën 80 mijë për secilin fëmijë, ndërsa për nënat që lindin trinjakë e më shumë, masa e përfitimit është në masën 120 mijë lekë për secilin fëmijë.

Ndërsa, tani prindërit kanë mundësi tii regjistrojnë fëmijët e porsalindur në sportelet e gjendjes civile të hapura në 37 maternitete të vendit, duke lehtësuar edhe procedurën e regjistrimit fillestar të të porsalindurve, raporton vizionplus.

Back to top button