Prodhuesit kosovarë të vezëve ankohen për dëme nga importi shqiptar

Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës ka dërguar ankesë në Ministrinë e Tregtisë

Megjithëse është konstatuar se prodhuesit e vezëve në Kosovë mbulojnë mbi 95 përqind të konsumit të brendshëm, ata po ankohen se vezët e importuara nga Shqipëria me çmim shumë më të ulët po i dëmtojnë.

Shoqata e Shpezëtarëve të Kosovës ka dërguar ankesë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë që të vendoset tarifë doganore anti-dumping ndaj vezëve që vijnë nga Shqipëria, pasi sipas tyre po shkaktojnë humbje të mëdha për prodhuesit vendor.

“Është vërejtur se gjatë muajit korrik nuk kishte import të vezëve nga Shqipëria, pra shteti i cili ishte objekt i hetimit. Ky informacion ka dëshmuar se prezenca e mallrave të dyshuara me çmime dumping, ka qenë e kufizuar në kohë dhe sasi dhe se nuk është paraqitur si dukuri, pas muajit korrik”, thuhet në përgjigjen e MTI-së për Gazetën Jeta në Kosovë.

Por, për Shoqatën e Shpezëtarëve kjo matje e MTI-së nuk pasqyron realitetin pasi që është bërë në muajt e gabuar.

“Kur vijnë vezët prej Shqipërisë është në muajin shkurt, mars, prill dhe maj, do të thotë atë sezonë ata e kanë që e bijnë tepricën e pastaj gjatë qershorit, korrikut, gushtit më nuk kemi pengesa”, tha Rama.

Rama thotë se ankesën e kanë bërë në kohën e Ministres Hykmete Bajrami dhe kërkesa e shpezëtarëve, sipas tij, është kontrolli më i thellë i çmimit dhe kualitetit të vezëve që vijnë nga Shqipëria.

“Qëndrimi  i shoqatës së shpezëtarëve është që tregu me qenë i lirë, por me qenë real. Sa e shet në shtetin e vet, çmimin e vezëve, me e shit edhe këtu. Jemi informuar se atje është shit 28 euro një pako vezë e këtu (në Kosovë), me 19 euro”, tha Rama.

Back to top button