Kërkohet dorëheqja e kryeministres

Kërkohet dorëheqja e kryeministres

Mijëra persona protestuan në Londër kundër masave të kursimit dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministres britanike Theresa May, pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet e muajit të kaluar.

Pjesëmarrësit e protestës u mblodhën para selisë së BBC në Londër për të kërkuar fundin e kursimeve, e cila ka çuar deri tek ulja e shpenzimeve për shërbime publike, transmeton AFP.