Aksident mes kamionit dhe veturës tek Liqeni i Badovcit

Ka të lënduar

Në pasditen e sotme afër Liqenit të Badovcit ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Sipas dëshmitarëve dhe fotografive të siguruara nga RTV21 ku shihen veturat e dëmtuara, bëhet fjalë për një aksident të rëndë.

Raportohet se ka të lënduar, ndërsa dëshmitarët kanë bërë të ditur se Ambulanta është vonuar më shumë se 20 minuta, andaj qytetarët janë detyruar t’i japin ndihmën e parë të lënduarve./21Media

 

 

Back to top button