Qeveria në mbështetje të AKP-së për synimet e saj

Sipas Haradinajt, ky institucion ka rëndësi në zhvillimin ekonomik të vendit

Kryeminstri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka realizuar një takim në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ku së bashku me bordin e drejtorëve kanë shqyrtuar dinamikën e procesit të privatizimit dhe rëndësin e këtij instituconi që e ka në zhvillimin ekonmik të vendit.

“Në takim pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, së bashku me bordin e drejtorëve shqyrtuam dinamikën e procesit të privatizimit, vizionin dhe inputet e këtij institucioni me rëndësi nacionale, që do t’i jap nxitjes së zhvillimit ekonomik të vendit. Kërkova nga AKP që ta përgatitë një analizë të aseteve me të cilat menaxhon, si dëshmi se Kosova është një vend atraktiv dhe i sigurtë për investitorët e jashtëm”, ka njoftuar Haradinaj në Facebook.

Kryeministri ka theksuar se Qeveria do ta mbështes këtë institucion në synimet e saj, për normativa sa më cilësore, të cilat u mundësojnë sipërmarrësve krijimin e vlerës së shtuar për ekonominë e vendit. /21Media 

Back to top button