Kjo është pasuria e deklaruar e deputetit të Kuvendit të Kosovës

Kjo është pasuria e deklaruar e deputetit të Kuvendit të Kosovës

Në listën e milionerëve që ka Kosova është edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi. Sipas raportit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, vlera e aksioneve në kompaninë e tij “Elkos” sillet në mbi 120 milionë euro.

Kelmendi në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se ka dy shtëpi në vlerë prej 230 mijë euro dhe dy toka që kushtojnë 45 mijë euro.

Kelmendi ka vetëm rreth 3 mijë euro të kursyera në bankë, derisa nuk ka asnjë detyrim financiar.

Të hyrat vjetore të tij sillen rreth 80 mijë euro, që ai i merr nga Kuvendi i Kosovës dhe “Elkos”, ndërsa të hyrat e bashkëshortes janë rreth 48 mijë euro në vit.

Ndërsa të hyrat e bashkëshortes së deputetit janë rreth 48 mijë euro në vit.