Publikohet indeksi i çmimeve të ndërtimit për tremujorin e tretë të këtij viti

Publikohet indeksi i çmimeve të ndërtimit për tremujorin e tretë të këtij viti

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e çmimeve të ndërtimit për tremujorin e tretë të këtij viti, ku vlerësohet se indeksi i tërësishëm i kostos të ndërtimit në Kosovë pati ngritje për 0.5 përqind, krahasuar me tre mujorin e dytë të këtij viti.

Sipas ASK-së, rritje më të madhe kishte te kategoritë transporti 14.3%, energjia 1.6% dhe kostot e tjera me 0.6%.

“Ndërkaq, krahasuar të njëjtën periudhë, TM3 2018 me atë të vitit paraprak, TM3 2017, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 2.0%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: transporti 14.3%, energjia 2.5%, materialet 2.1% dhe kostot e tjera 1.3%”, thuhet në njoftimin e ASK-së.