Aksident ndërmjet një autobusi dhe një veture në Prishtinë

Një aksident trafiku ndërmjet një autobusi dhe një veture ka ndodhur këtë të martë te nënkalimi në Prishtinë, në drejtim të “Bill Clinton”-it.

Organet e rendit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare./21Media

Back to top button