Seancë e jashtëzakonshme në orën 16:00

Seanca është thirrur nga VV dhe LDK

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mbajë seancën e jashtëzakonshme nga ora 16:00, të thirrur nga 42 deputetë nënshkrues lidhur me “dështimet e koalicionit qeverisës”, të cilat sipas tyre kulmuan me mosliberalizim të vizave.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. “Kuvendi po punon, kjo është pozitive. Besoj do të ketë edhe vendimmarrje”, tha Veseli.

Seanca është thirrur nga VV dhe LDK pas deklaratave të djeshme të komisionarit, Johaness Hahn që i dha në Prishtinë.

Për sot ishte paraparë që të mbahet seanca me pikat e mbetura nga seancat e kaluara.

Back to top button