Shembet ndërtesa, ka viktima

Dyshohet se shembja ka ndodh për shkak të shperthimit të gazit

Dy persona kanë vdekur dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së dy kateve të një ndërtese në jugperëndim të Polonisë, njoftuan autoritetet e këtij shteti, duke theksuar se në rrjedhë janë kërkimet edhe për 11 persona.

Shembja e dy kateve, që ndodhi sot në mëngjes në qytetin Svjeboxhice, mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i gazit, thanë zyrtarë të shërbimit të zjarrfikësve në këtë qytet, transmeton AP.

Back to top button