Në të gjitha shkollat e Kosovës sot fillon viti i ri shkollor 2019-2020

Në të gjitha shkollat e Kosovës sot fillon viti i ri shkollor 2019-2020

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.

Me këtë rast, nga ora 10:00, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj merr pjesë në inaugurimin e shkollës fillore në fshatin Tërnj të Suharekës.

Po në këtë qytet, duke nisur nga ora 10:00, ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të vizitojë shkollën fillore “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan.

Kurse, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti do të vizitojë shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Në Prishtinë, Policia së bashku me komunën nisin një plan operativ me qëndrimin e zyrtarëve policor afër shkollave.

E në Kamenicë, mësimi nuk do të fillojë në gjashtë shkollë, kjo pasi kryetari i komunës, Qëndron Kastrati ka marrë vendim në kuadër të riorganizimit të institucioneve arsimor. Arsyetimi i tij ishte që ato shkolla duhet të mbyllen për shkak të mungesës së kushteve higjenike, ndërsa, me një vendim ka rekomanduar që nxënësit, mësimdhënësit dhe të sistemohen në shkollat tjera të kësaj komune.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka bërë të ditur se viti i ri shkollor do të fillojë me greva në Kamenicë pas vendimit të kryetarit të kësaj komune, Qëndron Kastrati për mbyllje këtyre shkollave./21Media