Parashikimi i motit

Parashikimi i motit

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës. Temperaturat do të sillën në mes minus 4 e 6 gradë celsius.

Nesër, vranësirat do të jenë më të pakta, kurse temperaturat, të përafërta me sot ato do të lëvizin në mes minus 5 e 7 gradë celsius, shkruan rtv21.tv

Ndikimi i anticiklonit, me masa relatisht të ngrohta ajrore edhe më tej po vazhdon të veprojë mbi rajonin tonë, kështu edhe në ditët në vazhdim pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme dhe pa të reshura. Temperaturat minimale do të sillën në mes minus  5 e minus 3 gradë celsius, kurse ato maksimale në mes 5 e 7 gradë celsius.

Kualiteti i ajrit edhe më tej është jo i shëndetshëm./21Media