Sot nuk do të ketë takim mes Kurtit dhe Mustafës

Kurti nuk bëri të ditur çka u diskutua në takimin e mbrëmshëm

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha sot se nuk do të takohet me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa. Kurti nuk ka bërë të ditur se çfarë është diskutuar në takimin e mbrëmshëm.

“Ne jemi duke u përgatitur që të qeverisim mirë. Unë sa i përket çështjes së bisedimeve me LDK-në nuk mund të kem lajme të reja pa pasur rezultate konkrete. Këtë ua kam thënë edhe më herët po e përsëris sërish. Sot nuk ka takim do të ketë takime dhe komunikime të vazhdueshme dhe më të dendura derisa të arrijmë marrëveshjen që dëshirojmë. Kur t’i kemi rezultatet konkrete jap lajme të reja, por nuk ka rezultate konkrete. Presidenti i Kosovës e ka shtyrë në maksimum datën se kur do të mbahet mbledhja konstituive për legjislaturën e shtatë sepse datë e fundit ka qenë 26 tetori po shohim që na ka dhënë më shumë kohë se që na është dashur”, tha Kurti.

 

Dje pas takimit mes dy liderëve të Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Albin Kurti e Isa Mustafa, që nuk zgjati më shumë se 40 minuta, për media u deklarua zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ishte në cilësinë e të autorizuarit nga të dyja partitë për të raportuar për takimin e djeshëm. Mustafa nuk dha shumë informacione, por tregoi që nuk është arritur një marrëveshje. Ai tha që janë pajtuar që të intensifikohen takimet mes tyre./21Media

Back to top button