Shorti ka vendosur që femrat e Kosovës dhe të Shqipërisë të jenë në një grup kualifikues, Grupin B

Shorti ka vendosur që femrat e Kosovës dhe të Shqipërisë të jenë në një grup kualifikues, Grupin B

Të enjten në stadiumin “Elbasan Arena” luajnë kombëtarja e Shqipërisë dhe përfaqësuesja e Kosovës, në takimin kualifikues për Kampionatin Botëror “Franca 2019”, ku për herë të parë në fushë do të jenë 22 shqiptare.

Shorti ka vendosur që femrat e Kosovës dhe të Shqipërisë të jenë në një grup kualifikues, Grupin B, që do të sjell edhe një derbi shqiptar mes shqiptareve brenda dhe jashtë kufijve administrativë.

Të kujtojmë se për kombëtaren luajnë shumë vajza nga Kosova.

Kosova është në Grupin B bashkë me Shqipërinë që është edhe organizatore e turneut parakualifikues, si dhe Greqinë dhe Maltën. Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë më 6 prill kundër Kombëtares së Shqipërisë në “Elbasan  Arena” në orën 12:00, ndërsa më 8 prill Kosova ballafaqohet me Kombëtaren e Greqisë në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë në orën 12:00 dhe në po të njëjtin stadium më 10 prill takohet me Kombëtaren e Maltës në orën 14:00.