Të shtëna në një shkollë, dy të vdekur

Dy persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur në SHBA

Si pasojë e të shtënave me armë pranë një kolegji në Dallas, të Texasit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbetur të vdekur dy personave përfshirë dhe viktimën.

Ngjarja  ndodhi ditën e djeshme, ku në shkollë u shfaqë një person i armatosur. Sipas policisë një person me flokë të zeza dhe me bluzë portokalli, pasi vrau një person i dha fund edhe jetës së tij.

Rrethanat e kësaj ngjarje janë ende të paqarta, ndërkohë që policia vijon hetimet. Policia e identifikoi viktimën si Janeera Nickol Gonzalez 20 vjeçe dhe vrasësin e dyshuar si Adrian Victor Torres, 21 vjeç.

Back to top button