Teuta Haxhiu komenton padinë e Arbërie Nagavacit

Nagavci ka paditur dje Haxhiun

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci gjatë ditës së djeshme e ka paditur për shpifje deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiun.

E në lidhje me këtë, Haxhiu ka thënë se i qëndron prapa deklaratave të saj të bëra më parë në Kuvend dhe Komisionin për Arsim.

“Të gjitha deklaratat e mia që i kam dhënë në Kuvend, disa herë dhe në Komisionin parlamentar ju qëndroj prapa fuqishëm, sepse më këto ia kam dalë dhe ia kam arritur që Ministria e Arsimit pas vite e vite shkeljeje, ka dalë me vendim që mos me pas më nevojë për trajnime mësimdhënësit. Unë e kam ndërprerë këtë abuzim të tyre”, ka thënë Haxhiu për kallxo.

Padia ka ardhur pasi dy deputetet ishin përplasur në mbledhjen e Komisionit parlamentar për Arsim, ku po diskutohej për grevën e mësimdhënësve.

Haxhiu e kishte akuzuar Nagavcin se po ua merr mësimdhënësve 250 euro për trajnime./kallxo

Back to top button