Thaçi uron popullin amerikan

Thaçi tha se kjo aspiratë na bashkon me SHBA-në sot, nesër dhe përgjithmonë

4 Korriku shënon ditën e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në vitin 1776, kur 13 kolonitë e asaj kohe shpallën pavarësinë dhe lirinë e tyre nga qeverisja britanike.

Ndërsa, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ua ka uruar popullit amerikan këtë ditë duke thënë se dita e sotme është festë për tërë botën liridashëse, sepse sipas tij përfaqëson ditën kur ngadhënjeu aspirata për liri e barazi dhe ëndrra për një botë të re.

“Secili gëzon lirinë e mendimit, të shprehurit, të kërkimit të prosperitetit dhe të lumturisë në një ekonomi të lirë dhe shoqëri liberale. Kjo aspiratë na bashkon me SHBA-në sot, nesër dhe përgjithmonë. Por, edhe na obligon që t’i mbrojmë dhe promovojmë këto vlera, kudo e kurdo, në shtëpitë dhe shoqërinë tonë, duke i bërë themele të Kosovës që duam ne” ka thënë Thaçi përmes një shkrimi në “Facebook”.

Shpallja e Pavarësisë së Amerikës shënoi shkëputjen e kolonive nga Britania e Madhe 241 vjet më parë./21Media

Back to top button