Tre këmbësorë u goditën në Prizren

Aksidente trafiku me lëndime

Tre këmbësor janë lënduar gjatë dy aksidenteve të djeshme në Prizren.

Njëri aksident ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” dje rreth orës 09:30, ku i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin një këmbësor, mashkull K-Shqiptar.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit.”, ka njoftuar sot policia.

Ndërsa, aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në orën 16:50 të ditës së djeshme, me ç’rast është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasiqë i njëjti me veturë nga pa kujdesia ka goditur dy këmbësorë meshkuj K-Shqiptarë.

“Të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku njëri ka pësuar lëndime të rënda dhe është ndaluar për tretman, ndërsa tjetri pas tretmani është liruar.”, ka njoftuar sot policia.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button