Tri raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 1 mijë e 91 teste të kryera, tri raste kanë rezultuar pozitive.
Ndërsa, asnjë rast i vdekjes nuk është regjistruar në këtë periudhë kohore.
Gjithsej janë shëruar dy persona, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 105 mijë e 538.
Rastet aktive në Kosovë janë 104./21Media

Back to top button