Federata italiane kërkon vaksinimin e lojtarëve të Serie A dhe B para fillimit të sezonit të ri

 
Federata e Futbollit të Italisë po bën presion që lojtarët e Serie A dhe Serie B të vaksinohen deri në fillim të sezonit të ri.
Edicioni 2021-22 fillon më 21 gusht në Serie B, një ditë para se të fillojë Seria A. Deri në atë kohë, federata italiane e futbollit dëshiron të vaksinojë të gjithë lojtarët e Serie A dhe Serie B, raporton “Corriere dello Sport”.
Disa klube të Serisë A (Roma, Sampdoria dhe Fiorentina) tashmë kanë filluar vaksinimet. Lazio po mendon ta bëjë këtë, ndërsa shumë klube të tjera janë duke pritur për një vendim nga federata.
Disa lojtarë u vaksinuan ndërsa ishin në detyrë me kombëtaret e tyre në fillim të kësaj vere.
Italia e Roberto Mancinit është një shembull i kësaj pasi të gjithë “Azzurrët” u vaksinuan para fillimit të Euro 2020.
Sipas raportit, federata italiane e futbollit po bën presion për ta bërë vaksinimin të detyrueshëm për të parandaluar përhapjen e rasteve të reja dhe shtyrjen e mundshme të lojërave gjatë sezonit të ardhshëm.
Për momentin, ka një shpërthim të vazhdueshëm të Covid-19 në Spezia ku 10 lojtarë dhe një anëtar i ekipit rezultuan pozitivë.

Back to top button